Moti i keq paralizon Britaninë e Madhe


Moti i keq paralizon Britaninë e Madhe

20:17 29/12/2017

Dëbora, akulli dhe erërat e forta do të vijojnë të mbizotërojnë në Britaninë e Madhe edhe përgjatë fundjavës dhe natën e ndërrimit të viteve. Të premten, dëbora mbuloi pjesën më të madhe të Anglisë veriore dhe në jug të Pennines, duke çuar në mbylljen e disa rrugëve. Autoritetet thonë se situata paraqitet e rëndë në Skoci e Anglinë veriore për shkak të akullit dhe bëjnë thirrje për kujdes.

Jugu i Skocisë dhe Irlanda pritet që gjithashtu të përballen me reshje shiu, teksa vendit i afrohet stuhia Dylan, që pritet të sjellë erëra të forta gjatë fundjavës.

Trashësia e dëborës ka shkuar në 10 cemtimetra në disa zona, ndërsa temperaturat shënuan -12 gradë në Loch Glascarnoch përgjatë natës.

BBC shkruan se pasagjerët në aeroportin e Glasgow u përballën me vonesa për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që çuan në pezullimin e përkohshëm të fluturimeve.  

Autoritetet paralajmëruan se udhëtimi me makinë do të jetë shumë i vështirë, e në disa raste i pamundur, në zonat më të prekura nga moti i keq.

/tvklan.al






Të ngjashme