Moti i keq, pezullohen lundrimi
Pezullohet lundrimi detar në Vlorë.
Trageti i linjës Vlorë – Brindisi, por edhe mjetet tjera lundruese dhe anijet e peshkimit do të qëndrojnë në radhë deri ditën e mërkurë, për shkak të motit të keq.
Burime nga kapiteneria e Portit të Vlorës kanë konfirmuar se situata kryesisht në det të hapur është mjaft e agravuar, teksa forca e detit shkon deri në shtatë-tetë ballë.
Për këtë shkak trageti që mbërriti në orët e para të mëngjesit, pasi zbarkoi pasagjerët e automjetet që ndodheshin në bord, u largua nga kalata e portit të Vlores. Ai pritet të udhëtojë drejt Italisë vetëm të mërkurën, pas përmirësimit të motit.
Tv Klan