Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë
Nuk lejohet dalja në det e mjeteve të vogla
Moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë.
Autoriteti Portual ka njoftuar se duke parë erën e fortë që ka shkaktuar dallgë deri në 6 ballë, ka ndaluar daljen në det të mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit.
Pezullimi do të qëndrojë në fuqi deri në orën 02:00 të mëngjesit të së hënës.
Tv Klan