Moti i keq, probleme në Portin e Durrësit


Moti i keq, probleme në Portin e Durrësit

16:20 07/10/2017

Moti i keq, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë gjatë natës, ka shkaktuar probleme në funksionimin normal të punës në portin më të madh në vend.

Nga kapiteneria e Durrësit  mesohet se era ka qenë e  fortë,  rreth 14 m/s, ndërsa deti ka shkuar deri në 6 ballë.

Për pasojë anijet e peshkimit nuk kanë dalë në det të hapur, duke qëndruar të ankoruara në radë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Probleme ka patur edhe me tragetet, të cilat kanë mbërritur në Portin e Durrësit rreth 1 orë me vonesë, nga orari i planifikuar.

Tv Klan 






Të ngjashme