Moti i keq, reagon Kryeministri Rama: Shteti në krye të detyrës


Moti i keq, reagon Kryeministri Rama: Shteti në krye të detyrës

12:22 04/02/2018

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti është në këmbë, duke iu referuar rasteve të permbytjeve dhe dëmeve të shkaktuara nga moti i keq në vend.

Në një postim në Facebook, Kryeministri shkruan se të gjitha strukturat ndodhen në terren për të përballuar situtën e vështirë.

“Që prej ditës së djeshme vazhdon pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit në përballimin e situates së krijuar nga moti i rënduar si edhe për të qenë pranë familjeve të prekura”,

shkruan kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al






Të ngjashme