Moti i keq/ Turistët suedezë bllokohen në zonën e Manastirit


Moti i keq/ Turistët suedezë bllokohen në zonën e Manastirit

16:52 11/09/2017

QOND ka njoftuar  Sallën Operative të Kufirit Sarandë dhe Rojen Bregdetare  se disa turistë  kërkojnë ndihmë, pasi kanë mbetur me mjetin e tyre lundrues në det në zonën e “Manastirit”.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Roja Bregdetare  pas marrjes së sinjalizimit për ndihmë janë nisur në drejtim të zonën  ku kishin mbetur me mjetin lundrues  skaf, katër shtetas suedezë  të cilët kërkuan ndihmën e policisë, pasi deti ishte me shumë dallgë dhe rrezikonin të mbyteshin.

Shërbimet policore kanë konstatuar menjëherë mjetin lundrues dhe  4 shtetasit që ndodheshin në skaf konkretisht: B.S, L.V, F.B dhe A.A.

Shërbimet e Policisë  kanë bërë të mundur dhënien e ndihmës duke e nxjerrë në breg të detit turistët  sëbashku me mjetin lundrues.

Turistët  ndodhen  në gjendje të mirë shëndetësore!

Tv Klan






Të ngjashme