Moti i mirë kthen pushuesit në plazhe
Çadra të pahapura dhe pak pushues. Plazhi nisi herët në Shëngjin, por muaji Qershor riktheu temperaturat e ulëta dhe mot me shi. Java e fundit solli ndërprerjen e pushimeve për shumë vizitorë të Shëngjinit.
Pas më shumë se një jave braktisje, dita e parë e korrikut ka sjelle popullimin edhe në plazhin e Durrësit.
Korriku ka nisur ndryshe në Vlorë. Trafiku tregon për dyndje të pushuesve në Jon.
Plazhet janë të populluara dhe italianët kanë mbërritur. Të tjerë janë vendas, por dhe pushues të shumtë nga Kosova. Në Vlorë kanë nisur dhe dasmat.
Tv Klan