Moti me reshje, pushuesit braktisin plazhin


Moti me reshje, pushuesit braktisin plazhin

14:34 08/08/2016

Reshjet e papritura të shiut dhe ulja e temperaturave bëri që bregdeti të braktiset përkohësisht nga pushuesit e tij. Të paktën kjo ndodhi në plazhin e Durrësit nga Ura e Dajlanit deri në atë që njihet si zona e Ilirisë.

Përveç ndonjë shëtitje përgjatë bregut askush nuk ka guxuar të lahet në det. Më të ndëshkuarit e motit janë tregtarët.

Moti do të jetë i paqëndrueshëm edhe në 48 orët në vazhdim. Lajmi i mirë për pushuesit në bregdet është se reshjet përgjatë të hënës dhe të martës do të jenë kryesisht në zonat malore, por më intensitet të ulët.

Ndërsa temperaturat do të jenë në kufijtë e 28 gradëve. E mërkura do të rikthejë verën më qiell të hapur dhe temperatura që të lejojnë të lahesh në det dhe të bësh banjo dielli.

Të paktën kapriçot e motit nuk shkaktuan dëme, por dhuruan spektakël në qiell. Admiruesit e fotografisë nuk e humbën rastin të fiksojnë në aparatet e tyre dhe në kujdesën e këtyre pushimeve shfaqje të tilla të Universit. /TV KLAN

plazji 2





Të ngjashme