Moti për sot, i kthjellët
Deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të tij, përjashtim bëjnë zonat malore të cilat do të kenë edhe vranësira të shpeshta.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira më të shpeshta në zonat malore përgjatë kufirit lindor duke lënë me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare bregdetin dhe zonat e ulëta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1- 2 ballë./tvklan.al