Moti për sot, i kthjellët 


Moti për sot, i kthjellët 

07:20 20/12/2016

Edhe sot, vendi ynë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore të vendit.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale, por maksimalet nuk do të pësojnë shumë ndryshim. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë./tvklan.al






Të ngjashme