Moti për sot, i kthjellët
Masat ajrore të qëndrueshme do të na shoqërojnë gjatë ditës, duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare të dominojnë të gjithë territorin e vendit.
Po ashtu edhe pasditja do vijojë me të njëjta kushte meteorologjike, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jenë dominante në territor, por më të dendura vranësirat paraqiten në zonat malore veriore.
Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta gjatë ditës së shtunë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./tvklan.al