Moti për sot, i kthjellët dhe i ftohtë
I gjithë territori në vendin tonë do të dominohet nga moti i kthjellët, por i ftohtë gjatë orëve të paradites. Gjatë pasdites, parashikohen kalime vranësirash të lehta nëpër territor, më të dukshme në zonat verilindore dhe juglindore. E njëjta situatë e motit do të në shoqërojë dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi lindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë./tvklan.al