Moti për sot, i pa qëndrueshëm


Moti për sot, i pa qëndrueshëm

07:30 02/06/2016

Gjatë orëve të paradites pothuajse i gjithë territori i vendit do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare.

Më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin verior. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim të vranësirave edhe nga zonat veriore duke bërë kështu që moti i kthjellët të jetë prezent në të gjithë territorin.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë orëve të mëngjesit por në mesditë pritet rënie me 1-2 gradë celcius e temperaturave.

Përsa i përket parametrit të erës, do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që dallgëzimi në det të arrijë 1 ballë./tvklan.al






Të ngjashme