Moti për sot, kthjellime dhe vranësira


Moti për sot, kthjellime dhe vranësira

08:40 17/12/2016

Zonat bregdetare dhe të ulëta të vendit do jenë më mot të kthjellët, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore. Në mesditë i gjithë vendi do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët.

Pasditja dhe orët e natës do të vijojnë në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rënie në rang vendi, duke bërë që vlerat ekstremale të luhaten nga -11 min deri 13 gradë Celcius vlera maksimale. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det, duke arritur shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi permanent verilindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./tvklan.al






Të ngjashme