Moti për sot, me reshje të dobëta shiu


Moti për sot, me reshje të dobëta shiu

07:20 03/02/2017

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga vranësira të shpeshta ku më të dendura vranësirat paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar reshje të dobëta shiu.

Orët e pasdites do të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që i gjithë vendi të mbetet me vranësira, shira lokale dhe intervale me kthjellime. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të motit.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime duke ruajtur vlera konstante të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 apo 3 ballë./tvklan.al






Të ngjashme