Moti për sot, me vranësira të lehta


Moti për sot, me vranësira të lehta

07:30 01/07/2016

Vija bregdetare dhe zonat e ulëta do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësira të lehta ndërsa me vranësira më të dendura të cilat do të rrezikojnë rrebeshe shiu afat-shkurtër paraqitet moti për zonat verilindore – juglindore.

Parashikohet që pasditja të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që ultësira perëndimore të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare ndërsa serish zonat malore do te jene te rrezikuar nga shira te izoluar dhe lokale.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime në vlerat e mëngjesit por orët e mesditës do të sjellin një rritje të lehtë të tyre. Era, do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi  15 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në det te kete dallge 2 balle./tvklan.al






Të ngjashme