Moti për sot, temperaturat do të vijojnë të ngrihen
Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës do të bëjë që vendi ynë të ndikohet nga moti i qëndrueshëm. Për pasojë kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë vendin.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash të lehta në zonat verilindore – juglindore duke lënë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave 29-30 gradë C Ultësirën Perëndimore.
Parashikohet që e njëjta situatë meteorologjike të na shoqërojë dhe gjatë natës.
Edhe gjatë ditës së premte, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke shkuar deri në 30 gradë celsius.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që edhe deti të jetë kryesisht i qetë. /tvklan.al