Moti për sot, temperaturat nuk ndryshojnë


Moti për sot, temperaturat nuk ndryshojnë

07:30 03/06/2016

Kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta nesër do të jenë prezente në bregdet dhe zonat e ulta ndërsa me vranësira mesatare dhe intervale të shkurtra kthjellimesh do të paraqitet moti për zonat malore, më të dukshme vranësirat do të jenë në veri të vendit duke rrezikuar shira të dobët dhe të përkohshëm.

Gjatë pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive në zonat malore Juglindore duke gjeneruar shira të izoluar. Përsa i përket të gjithë pjesës tjetër të vendit do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime duke ruajtur pothuajse të njëjtat vlera të tyre konstante. Era, do të vijojë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë 20 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të ketë dallgëzim të ulët./tvklan.al






Të ngjashme