Moti për sot, vijon ulja e temperaturave


Moti për sot, vijon ulja e temperaturave

07:30 11/10/2016

Edhe nesër, vranësirat dhe shirat do të mbeten prezentë në të gjithë vendin, por më të dendura shirat do të jenë në zonat jugore dhe juglindore ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi.

Po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe shirave të përkohshëm në të gjithë territorin e vendit. Parashikohet që situata e paqëndrueshme atmosferike të jetë prezente edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2- 3 gradë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgë 3 ballë./tvklan.al






Të ngjashme