Moti sot dhe nesër në Tv Klan (4 Nëntor 2020)


Moti sot dhe nesër në Tv Klan (4 Nëntor 2020)

18:25 04/11/2020

Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë orëve të paradites do të paraqitet në dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare.

Por në orët vijuese vranësirat do të shtohen në territorin shqiptar, duke sjellë reshje të izoluara në zonat veriperëndimore në mbrëmje.   

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.  /tvklan.al






Të ngjashme