Moti sot i kthjellët, por me vranësira në zonat malore


Moti sot i kthjellët, por me vranësira në zonat malore

08:15 17/08/2016

Deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të tij, përjashtim bëjnë zonat malore të cilat do të kenë edhe vranësira të shpeshta.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore përgjatë kufirit lindor, duke lënë me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta bregdetin dhe zonat e ulta.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime te dukshme duke ruajtur pothuajse të njëtat vlera konstante. Era do të  fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht veriperendimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim  2 ballë./tvklan.al






Të ngjashme