Moti sot, që prej mëngjesit rritje e temperaturave
Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshëm atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të jetë nën dominimin e motit të kthjellët, përjashtim bëjnë zonat malore veriore dhe verilindore, të cilat përveç kthjellimeve do të ketë herë pas here zhvillim të vranësirave konvektive duke rrezikuar shira të përkohshëm.
Po ashtu edhe pasditja do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që zonat e ulta dhe bregdetare të dominohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira do të mbetet moti për zonat malore, më të dukshme vranësirat do të jenë në veri dhe verilindje të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./tvklan.al