Moti sot, vranësira dhe shi


Moti sot, vranësira dhe shi

08:13 06/03/2017

Moti sot do të jetë paqëndrueshëm, për pasojë shirat do të jenë dominantë. Në zonat veriore dhe veriperëndimore nuk do të mungojnë edhe rrebeshet.

Pjesa e dytë e ditës do të jenë sjellë dobësim të ndjeshme të shirave në vend duke bërë që herë pas here të ketë intervale me kthjellime. Parashikohet që gjatë natës pjesa më e madhe e vendit të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 gradë C në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 5 – 6 ballë./tvklan.al






Të ngjashme