Moti, viti nis me temperatura të ulëta
Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit, por temperaturat do të jenë sërish të ulëta.
Parashikohet që gjatë pasdites të shfaqen kalime vranësirash të lehta nëpër territor, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat verilindore dhe juglindore të vendit. Gjatë natës i gjithë territori do të mbeten nën dominimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë Celcius në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, kjo do të bëjë që edhe deti të jetë i trazuar./tvklan.al