Motoçikletat e modifikuara për transport, rrezik për qarkullimin rrugor


Motoçikletat e modifikuara për transport, rrezik për qarkullimin rrugor

15:55 13/02/2014 MOtocikletatEdhe pse të modifikura, pa sinjalistikën e duhur, pa kontolle teknike dhe të paliçensuara, motoçikletat e modifikuara lëvizin të lira çdo ditë në rrugët e Tiranës. Janë motoçikleta që u janë vendosur rimorkio për transport mallrash dhe jo vetëm.

Jo pak herë janë përfshirë në aksidente rrugore, sepse u mungojnë sinjalet e janë të pasigurta. Të tilla nuk mund të paraqiten për të kryer kontrollin teknik. Nuk dihet se çfarë dokumentacioni kanë, por megjithatë qarkullojnë lirshëm edhe para syve të policëve rrugorë. Për t’i modifikuar këto mjete, drejtuesit e tyre thonë jashtë kamerave se paguajnë 80 mije lekë të reja.

Kodi Rrugor në nenin 96 përcakton rregulla të qarta për mjetet e modifikuara. Përdoruesi i tyre gjobitet dhe i pezullohet leja e drejtimit. Drejtuesit e tyre vështirë se kanë edhe leje drejtimi. E megjithatë, këto mjete i gjen në çdo kohë në lëvizje në rrugët e Tiranës, pavaresisht se janë të paligjshëm dhe përbëjnë rrezik për sigurine rrugore.

 





Të ngjashme