Motori përplas këmbësoren, humb jetën në spital


Motori përplas këmbësoren, humb jetën në spital

15:00 14/08/2016

Elbasan- Një tjetër viktimë është shënuar nga aksidentet. Një grua 57 vjeçe me inicialet, B.Xh, banuese në fshatin Shtëpanjë, është përplasur nga një motor.

Për këtë aksident është arrestuar 31-vjeçari, Ardit Lazja, drejtuesi i motorit me targa IKH 435.

57-vjeçe është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët.

/tvklan.al






Të ngjashme