Motori përplas këmbësorin në kryeqytet
Një aksident ka ndodhur në kryeqytet këtë të hënë. Mësohet se një motor ka përplasur një këmbësor në zonën e Kombinatit. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur si këmbësori ashtu edhe drejtuesi i motorit.
Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Siç duket në pamjet e dërguara në redaksinë e TV Klan përmes rubrikës “Kallëzo” të dy të lënduarit janë shtrirë në rrugë.
Ndërkohë pranë tyre ndodhen disa qytetarë të cilët japin ndihmën e parë. Aksidenti ka shkaktuar trafik në këtë zonë të qytetit./tvklan.al