Motrat arrijnë të dobësohen pasi bëjnë një pakt me njëra-tjetrën
Dy motrat obeze kanë arritur të humbin një peshë të konsiderueshme pas një pakti që ato vendosen të bëjnë sëbashku.
Annabelle Chiarello 16 vjeç dhe motra e saj Anastasia 24 vjeç nga Montaray, Kaliforni, në jetën e tyre u desh që të luftonin me peshëne madhe trupore. Annabelle kur ishte 13 vjeç peshonte 248 kg. Për këtë arsye mjekët e paralajmëruan që nëse nuk do të humbiste peshë ajo rrezikonte jetën. Kur Annabelle ishte e frikësuar nga procedurat e operacionit, e motra e saj Anasatasia vendosi të bënte një pakt me të në përpjekje për ta inkurajuar të motrën. Kjo e fundit vendosi që t’i nënshtrohej e para operacionit që i mundësonte rënien në peshë dhe vetëm pas tre muajsh i’u nënshtrua operacionit edhe Annabelle, më e sigurtë dhe më pak e frikësuar. Falë operacioneve të dyja motrat tashmë kanë humbur ndjeshëm peshë rreth 167 kilogramë dhe janë të vendosura që të luftojnë sëbashku për t’ia arritur qëllimit final./tvklan.al