Mourinho nis operacionin Umtiti
José Mourinho ia ka vënë sytë mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti. Francezi është në listën e lojtarëve që preferohen të afrohen në Merkaton e Verës. Umtiti është një nga qendërmbrojtësit me performancën më të mirë të momentit në të gjithë botën dhe klauzola e tij e shitjes është relativisht e ulët, 60 milionë euro, plotësisht e arritshme nga Manchester.
Për këtë arsye, shumë klube europiane i janë vënë pas. E përditshmja katalanase
Sport
, zbulon se Mourinho i ka hapur dritën jeshile operacionit Umtiti.
Bëhet fjalë për largimin në formë huazimi të Lindelof, rendimenti i të cilit ka lënë për të dëshiruar në Old Traford dhe blerja e lojtarit francez.
Gjithsesi operacioni nuk do të jetë i lehtë pasi vetë futbollisti ka nisur bisedimet më klubin spanjoll për rinovimin e kontratës, edhe pse për momentin pozicionet e klubit dhe lojtarit janë në distancë të madhe.
Tv Klan