Mourinho prezantohet te M. United, sërish rival me Guardiolën
Jose Murinjo është prezantuar si trajneri i Manchester United. Portugezi ishte konfirmuar prej javësh në pankinën e skuadrës angleze. “Special One” zëvendëson Luis Van Gal pas një sezoni zhgënjimesh dhe misioni I parë I tij është ti kthejë ekipit emrin e madh në Premier Ligë dhe Ligën e Kampioneve.
Joze Murinho, trajner Manchester United:
Në dy herët ë tjera që erdha në Angli ka qenë ndryshe. Tani vij në një klub që e kam të vështirë ta përshkruaj. Nuk më pëlqen të them se kjo është puna e ëndrrave të mia, ky është realiteti dhe puna që duan të gjithë. Për këtë dua të bëj më të mirën për të fituar sërish trofe për vete, skuadrën dhe tifozët.
Ky sezon i kampionatit anglez do të jetë edhe një garë personale mes Zhoze Murinjos dhe Pep Guardiolës. Dy rivalë të përjetshëm që për ironi të fatit do të drejtojnë skuadrat e të njëjtit qytetet.
Joze Murinho, trajner Manchester United:
Leister është kampioni në fuqi dhe rivali ynë I parë. Është e kotë të flasësh vetëm për një rival. Këtu nuk është si në Spanjë, ku gara për titull vendoset nga dy skuadra. Për këtë mendoj se si unë ashtu edhe Guardiola jemi të fokusuar vetëm te kampionati me 20 skuadra kundërshtare.
Për të arritur objektivat Manchester i duhen lojtarët më të mirë. Goditja e parë në merkato ishte Zlatan Ibrahimoviç, por sipas mediave angleze klubi I ka premtuar trajnerit një çek të bardhë për të blerë të gjithë futbollistët që dëshiron. /TV KLAN