
Mourinho në telashe me tatimet
Drejtësia spanjolle nuk po kursen asnjë që nuk i ka paguar taksat.
Pas Neymar, Messi dhe Ronaldo tani është radha e Jose Mourinho.
Trajneri aktual i Manchester United akuzohet se ka shmangur tatimet në vitet 2011 dhe 2012. Shuma e padeklaruar është 3,3 milionë euro dhe gjithçka ka përfunduar në shqyrtim të gjykatës. Në atë periudhë Mourinho drejtonte Real Madrid.
Paratë e padeklaruara vijnë nga e drejta e imazhit të trajnerit portugez. Emri i Jose Mourinho u shfaq edhe në skandalin Football Leaks, të transferuara në llogari në Ishujt Virxhin. Gjykatat spanjolle nuk kanë mbetur te fjalët, por kanë dhënë në të kaluarën edhe ndëshkime.
Lionel Messi u dënua me 21 muaj burg, por i shpëtoi me një gjobë, pasi ligji spanjoll lejon të konvertohen vendimet me më pak se 2 vite burgim./Tv Klan