MPJ gjermane: Në Shqipëri mbizotëron korrupsioni, nepotizmi dhe krimi i organizuar
MPJ gjermane: Në Shqipëri mbizotëron korrupsioni, nepotizmi dhe krimi i organizuar
Shpërndaje
22:14 07/05/2014Në Shqipëri mbizotëron korrupsioni, nepotizmi dhe krimi i organizuar. Kështu thotë një raport konfidencial i Ministrisë së Jashtme gjermane në kundërpërgjigjie të një kërkese nga ministria e brendshme e këtij vendi për ta shpallur Shqipërinë e Malin e Zi si si vende të sigurta të origjinës së azilkërkuesve.Raporti i siguruar nga e përditshmja Berliner Zeitung (Berliner Cajtung), flet për një kulturë të theksuar të pandëshkueshmërisë dhe mungesën e zbatimit të ligjeve në fuqi. Shumë institucione, sipas raportit të ministrisë së Jashtme gjermane, në veçanti gjykatat dhe policia, konsiderohen si lehtësisht të korruptueshme.Raporti shpreh shqetësimin se në këto vende trafikimi I fëmijëve me qëllim përfitimin përmes shfrytëzimit seksual, për punë ose për trafikim organesh, ka pasur rënie por vazhdon të ekzistojë si fenomen.Qasja për pjesëtarët e komunitetit rom në tregun e punës, shkolla dhe në sistemin shëndetësor vijon të mbetet e kufizuar.Për këto arsye ministria e jashtme gjermane ka refuzuar kategorikisht kërkesën për shpalljen si vende të sigurta të origjinës për shtete si Shqipëria e Mali i Zi.Ndërkaq kreu i organizatës për refugjatët, Gynter Burkhardt thotë se do të ishte një sinjal krejtësisht I gabuar që Shqipëria e Mali I zi të shpallen si vende të sigurta të origjinës. Sipas tij Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të ushtrojë presion, që këto vende të përmirësojnë situatën e respektimit të të drejtave të njeriut. Nëse qeveria gjermane I trajton këto vende si të sigurta, atëhere atyre u jepet një faturë jashtëzakonisht e kënaqshme krahasuar me situatën reale. Burkhard shprehet se në këtë mënyrë pengohen objektivat e vërtetë të politikës së jashtme për afrimin e vendeve të Ballkanit me Bashkimin Europian.Tv Klan