MPJ: Jo ndërhyrje ushtarake në Ukrainë


MPJ: Jo ndërhyrje ushtarake në Ukrainë

21:42 03/03/2014 MInistria_JashtmeMinistria jonë e Punëve të Jashtme dënoi ndërhyrjen me forca ushtarake të Federatës Ruse në Ukrainë. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat dënohen veprimet politike që synojnë legjitimimin e përdorimit të forcës.

Ministria e Jashtme shpreh mbështetjen e saj të vendosur për sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Ukrainës, si edhe të drejtën e popullit të Ukrainës për të përcaktuar të ardhmen e vet, pa ndërhyrje nga jashtë.

Në deklaratë thuhet se Shqipëria është në sintoni të plotë me qëndrimet e NATO-s dhe të aleatëve tanë strategjikë për këtë çështje.

Ndërkohë, më parë gjatë ditës Partia Demokratike gjithashtu dënoi inkursionin rus në territorin e Ukrainës dhe deklaroi mbështetjen e saj të plotë ndaj thirrjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut për tërheqjen e forcave ruse, ndalimin e çdo ndërhyrje në Ukrainë dhe zbatimin e detyrimeve dy palëshe dhe ndërkombëtare, në respekt të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

 

Redaksia/tvklan

 





Të ngjashme