Tirana ende pa një reagim zyrtar për situatën në Maqedoni


Tirana ende pa një reagim zyrtar për situatën në Maqedoni

19:44 01/03/2017

Tirana zyrtare nuk ka reaguar ndaj akuzave të drejtpërdrejta që vijnë nga Maqedonia se ajo ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit fqinj me hartimin e platformës shqiptare.

Tv Klan mëson se në Ministrinë e Jashtme është mbajtur një mbledhje, ku eshtë diskutuar për zhvillimet e fundit në Maqedoni, por ende nuk dihet nëse do të ketë një reagim zyrtar.

I vetmi reagim është ai i Kryeministrit Rama në rrjetet sociale, ku i drejtohet Presidentit Ivanov duke i thënë se Gjuha Shqipe s’është e armikut, po e një populli shtetformues në Maqedoni dhe se pa shqiptarët nuk mund të ketë Maqedoni.

Marrëveshja mes LSMD –se dhe BDI –se është mbështetur në platformën e partive shqiptare, te cilat kërkuan arritjen e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën, zbatimin e multi -etnicitetit në Kushtetutë, ku shqiptarët te njihen si popullsi shtet-formuese, arritjen e barazisë së plotë gjuhësore, me përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes apo një debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore të Republikës së Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike.

Tv Klan






Të ngjashme