MPJ: Nuk do të lejojmë që Vuçiç të vijë në Kosovë para zgjedhjeve
Këshilltari i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, e ka quajtur provokim vizitën e e paralajmëruar të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në Kosovë para zgjedhjeve.
Ai tha se Vuçiç nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë pasi një skenar i përgatitur nga Beogradi do të ndikojë në procesin zgjedhor veçanërisht te komuniteti serb.
Zyberaj njoftoi se edhe politikanët e tjerë serbë që janë persona non-grata në Kosovë nuk do të lejohen të hyjnë në vend.
Postimi i plotë:
Deklarata e presidentit serb Vuçiç së dëshiron të vijë në Kosovë para zgjedhjeve është një provokim dhe frikësim i serbëve të Kosovës dhe nuk mundëson fushatë zgjedhore dhe votim të drejtë tek komuniteti serb. Agjenda e Beogradit dihet. Ne nuk do të lejojmë që ky skenar i Beogradit të ndikojë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe të pengojë qytetarët tanë që të votojnë të lirë.
Në të njëjtën kohë edhe politikanët serbë që janë persona non-grata në Kosovë nuk do të lejohen të vizitojnë Kosovën./KlanKosova