Mrekulli! I paralizuari pa shpresë, rinis të ecë
Në një arritje unike të shkencës, pacientë të paralizuar për shkak të dëmtimeve të rënda në shtyllën kurrizore, kanë rifituar aftësinë për të lëvizur këmbët, pasi prej 3 vitesh u stërvitën me ekzoskeletin e lidhur me trurin, por jo vetëm kaq. Njëri prej tyre ka rifituar aftësinë për të ecur me ndihmën e dy patericave.
Shkencëtarët e zhvilluan projektin e tyre “Walk Again” (të ecësh sërish) 3 vite më parë. Me bazë në Sao Paulo të Brazilit, ata shpresonin që t'i jepnin mundësinë paraplegjikëve të lëviznin, falë ekzoskeletit që kontrollohet nëpërmjet mendimeve. Ata u suprizuan pamasë kur zbuluan se gjatë stërvitjes, të gjithë pacientët rinisën të zhvillonin ndjesinë e prekjes dhe lëvizjes. Më herët mendohej se nervat në shtyllën kurrizore të 7 prej pacientëve, ishin dëmtuar tërësisht. Por, shkencëtarët tashmë besojnë se një pjesë e vogël e nervave shpëtuan dhe pikërisht këto nerva janë 'ringjallur' nga trajnimi, duke riaktivizuar qarqet në tru. Janë 8 pacientë, të cilët më parë konsideroheshin totalisht të paralizuar dhe që tashmë konsiderohen si “pjesërisht të paralizuar”. Shkencëtarët thonë se progresi i tyre nuk ka përfunduar ende. Rezultatet kanë befasuar ekspertët dhe tashmë shpresat për të ndihmuar paraplegjikët janë të mëdha./tvklan.al