Mrekullitë e Syrit të Kaltër (13 Gusht 2000)

https://youtu.be/GQdNtbb8Bcob

Mrekullitë e Syrit të Kaltër (13 Gusht 2000)

14:24 13/08/2000

Syri i Kaltër në Sarandë është një burim i nëndheshëm me ujë të freskët dhe të pastër. Vitet e fundit numri i pushuesve sa vjen dhe rritet në këtë pikë turistike. Freskia e ujit dhe hija e pemëve e kthejnë këtë pikë në një oaz me klimë krejt tjetër nga Saranda. Madje pushuesit lënë posaçërisht bregun e detit për të kaluar disa orë pranë Syrit të Kaltër.

Çdo ditë numërohen 400-500 turistë. Një pjesë e vizitorëve janë të huaj. Në përgjithësi rruga është e mirë, uji është kudo dhe në përgjithësi nevojitet shumë pak investim. Ndërtimet dhe restorantet që kanë ngritur privatët këtu janë pa studiuar dhe me shtimin e turistëve këtu, pritet të fillojnë dhe problemet urbane. Largimi i mbeturinave është një çeshtje që ka filluar të ndihet që tani./tvklan.al






Të ngjashme