Mrekullitë që sjellin lutjet në vendet e shenjta (20 Gusht 2000)


Mrekullitë që sjellin lutjet në vendet e shenjta (20 Gusht 2000)

15:50 20/08/2000

Tasha është një ndër ata persona që beson në mrekulli. Ashtu si të gjithë njerëzit që shkojnë në vende të shenjta për të zgjidhur halle, as ajo nuk do t’a nxjerrë fytyrën në televizion. Tasha tregon se i biri ishte larguar nga familja dhe ishte i ftohtë me prindërit. Pas lutjeve dhe ritev, ajo tregon se i biri u rikthye.

Halle të ngjashme pretendojnë të zgjidhin dhe njerëz të tjerë. Diku në ditë të caktuara, diku në gjithë javën ne vendet e quajtura të shenjta, gjithnjë të frekuentuara. Në përgjithësi këtu vijnë ata që duan të fejohen,martohen apo t’u largohen sëmundjet,madje ka dhe nga ata që duan të zgjidhin hallet që kanë lidhje me shtetin.

Lutje në vende të tilla janë kryer dhe kur feja ishte e ndaluar tek ne. Secili vend i shenjtë është më i miri. Këtë askush nuk di t’a thotë me saktësi, ndërsa që besimi shëron këtë e pohojnë të gjithë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme