Muaji i mjaltit përfundon në tragjedi në Greqi
Një irlandez, i cili sëbashku me bashkëshorten e tij ndodheshin në muaj mjalti në Greqi, është në mesin e viktimave që shkaktuan zjarret në Attica të kryeqytetit helen.
Zoe Holohan dhe Brian O'Callaghan-Westropp u martuan në Irlandë të enjten e shkuar dhe kishin shkuar për muaj mjalti pranë fshatit të Matit, një prej zonave më të prekura nga zjarret, që i kushtuan jetën të paktën 81 personave. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, ata u përpoqën që të t'i shpëtonin flakëve duke hipur në pjesën e pasme të një makine, por u detyruan që të zbrisnin prej saj dhe u ndanë nga njëri-tjetri gjatë kohës që po vraponin nëpër tymin e shkaktuar nga flakët. Vajza shpëtoi dhe ndodhet në spital, ku po merr mjekim nga djegiet në kokë dhe duar, por bashkëshorti i saj rezultonte i zhdukur. Trupi i të riut nga Dublini u gjet pasditen e së mërkurës. Lajmi u konfirmua nga familjet e çiftit. Duke folur përIrish Mirror
, një burim tha se çifti tentoi që të largohej nga flakët duke hipur në pjesën e pasme të një makine."Ishte një kaos i vërtetë. Ata u detyruan që të arratiseshin nga shtëpia. Hipën në pjesën e pasme të një makine, por flakët po u vinin nga të gjitha atë. Në këtë pikë u detyruan të zbrisnin dhe nisën të vraponin. Në mes të flakëve dhe tymit u ndanë".
/tvklan.al