Muaji i Ramazanit (10 Dhjetor 1999)
Besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë që prej ditës së djeshme kanë nisur Muajin e Madhnueshëm të Ramazanit. Muaji i largimit të mëkatëve dhe pastrimit të shpirtrave forcon njëkohësisht durimin dhe mosngrënia në këtë muaj i bën mirë dhe nga ana shëndetësore. 30 ditëshi i Ramazanit i njohur me agjërimin e të gjithë besimtarëve i cili fillon nga ora 5 e mëngjesit deri në 4 të pasdites i dedikohet Zotit.
Agjërimi është një nga 5 shtyllat e Islamit, ndërsa çdo falje tjetër bëhet për vetveten. Daullet kanë nisur një javë më parë. Çdo ditë koha e argjërimit ndryshon. Pleqtë dhe të sëmurët që nuk munden të argjërojnë duhet të plotësojnë nevojat me ushqim të një të varfëri. Sadaka quhet mbajtja sipas mundësive e njerëzve për dy vaktet e Ramazanit. Fundi i mijëvjeçarit për të gjithë besimtarët msylimanë, shënon dhe gëzimin tjetër, të të qënit në muajin e shenjtë të Ramazanit të cilit i dhurojnë diçka nga vetja të shenjtit Muhamed./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti