Muammar Gaddafi, jeta dhe vdekja
Autori: Blendi Fevziu
23:50 09/11/2011Opinion – Pas një lufte të ashpër që shoqëroi vendin, ish-dikatori i Libisë, Muammar Gaddafi do të kapej dhe do të nxirrej nga tunelet duke i dhënë fund regjimit të tij. Pas 40 vitesh pushtet Gaddaf e gjeti veten si njeriun më të pa pushtetshëm dhe nga pamjet e fundit të jetës ai dukej njeriu më i urryer nga populli i tij. Koha nga nxjerrja prej tuneleve dhe deri në ekzekutim nuk ka qenë e gjatë. Pamjet që do të shihte e gjithë bota në orët në vijim të 20 Tetorit, ishin tronditëse.
Muammar Gaddafi u kthye nga një hero popullor në një diktator të egër. Ai ishte padyshim një nga njerëzit më të pasur të globit. Pas vdekjes së tij pjesa më e madhe e bankave deklaruan se vetëm në emër të gruas së tij ishin 28 miliardë Dollarë, por pasuria e tij llogaritej të ishte 237 miliardë Dollarë. Ai bënte një jetë tejet luksoze, megjithëse deklaronte se jetonte në një tendë. Miqtë më të rëndësishëm ai i ka pritur në tendë dhe madje edhe kur udhëtonte ai ngrinte një tendë të madhe ku vendosej së bashku me rojet e tij. Por pikërisht njeriu që pretendonte se jetonte në tendë bënte një jetë luksoze.
Ai mori pushtetin në moshën 27-vjeçare mbështetur nga një grup oficerësh, duke përmbysur monarkinë e korruptuar të mbretit Idriz. CIA e ndihmoi dhe sapo hoqi qafe kundërshtarët e tij ai sundoi me një grusht të hekurt derisa ndërroi jetë më 20 Tetor të vitit 2011./tvklan.al