Mufin me salmon (Video)
Përbërësit:
200 gr miell
200 gr pana
200 gr parmixhano
150 gr salmon i tymosur
100 gr qumësht
100 gr vaj
10 gr maja
3 vezë
Trumzë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim në një tas vezët, shtojmë në to kripë, piper, vaj ulliri dhe i rrahim me mikser. Shtojmë qumështin, majanë, vajin, miellin dhe vazhdojmë i përziejmë. Më pas shtojmë djathin kaçkavall, djathin e bardhë dhe salmonin e tymosur, i përziejmë derisa të formohet një masë homogjene. Brumin e përgatitur e vendosim nëpër stampa dhe e fusim në furrë që të piqet.
Vendosim në një tenxhere panën, shtojmë në të trumzë, pak vaj ulliri, pak rigon dhe e lëmë të ziejë për pak. Më pas shtojmë në të djathë të grirë dhe e përziejmë që të formohet një masë homogjene. Pasi të jetë gati e filtrojmë dhe e miksojmë me mikser derisa të formohet kremi. Vendosim në pjatë fillimisht kremin dhe mbi të mufin./tvklan.al