Mulosmani telefonatë nga Nju Jorku (6 Shkurt 1999)


Mulosmani telefonatë nga Nju Jorku (6 Shkurt 1999)

11:40 06/02/1999

Flet me telefon nga Nju Jorku, Mulosmani: Legalistët e shqiptarë duhet t’a ndjejne me indinjatë mënyrën e arrestimit që ka bërë Qeveria e Afrikës së Jugut. Për popullin afrikan dhe jo për këtë qeveri por qeveritë që kanë kalu në 20 vitet e fundit ne kemi respektin tonë e mirënjohjen se i kanë ofru Mbretit tonë Oborrin Mbretëror, imunitet diplomatik për të jetuar dhe për të vepruar për qarqet kombëtare. Pas 19 vjetëve për habinë tonë para një ultimatumi, para një pritë e të huajve që besoj që dhe kjo do të pastrohet. Legalistët dhe shqiptarët duhet të ngrenë zërin me indinjate ndaj kësaj ngjarje se është bërë jashtë çdo protokolli të një diplomacie botërore ndaj atyre politikaneve që në mënyrë të pandershme antishqiptare në deklarimet e tyre private kanë deklaruar në të kalumen dhe kohët e fundit se Mbreti Leka është njeri që sjell trazime në Ballkan. Nuk ka asnjë posibilitet që mbreti të mbetet në burg se për 19 vjet në pasaportat e tija ashtu siç kam pasaportën unë me vete me të cilën do të udhetoj, ka një vizë diplomatike, ka pasur imunitet diplomatik. Në oborrin shqiptar ka valu flamuri shqiptar çdo mëngjes në lindjen deri në perëndimin e diellit. Janë normat ndërkombëtare të një diplomacie që nuk kanë mundësi se posedojnë armë t’i heqin imunitetin diplomatik për të bërë një arrestim. Kjo ka qënë një pritë e përgatitur nga të huajt për çeshtjen e një fuqizimi të bashkimit të kombit shqiptar./tvklan.al






Të ngjashme