Multivitaminat gjatë shtatzënisë, një shpenzim i kotë parash
Multivitaminat dhe plotësuesit ushqimor me kripëra minerale të shitura veçanërisht për periudhën e shtatzënisë, janë në të vërtetë një shpenzim i kotë parash.
Shitja e tyre nuk mbështetet nga disa kërkime të fundit shkencore që tregojnë se marrja e tyre gjatë kësaj periudhe, ka rezultate më të mira për shëndetin e nënës dhe të foshnjës.
Një pohimi i tillë është bërë nga specialistët e “Drug and Therapeutics Bulletin” që publikohet nga “British Medical Journal”.
Mesazhi për nënat nga ana e ekspertëve është që duhet të përqëndrohen në përmirësimin e ushqimit përpara dhe gjatë shtatzënisë dhe përsa i përket shtesave, të kufizohen vetëm në marrjen e acidit folik dhe vitaminë D, të rekomanduara nga mjeku.
Multivitamina e shituara enkas për shtatzëninë përmbajnë vitamina të grupit B (si B1, B2, B3, B6, B12), vitaminat C, D, E, K, acid folik, jod, magnez, hekur, bakër, zink dhe selen.
Sipas Dtb (Drug and Therapeutics Bulletin ) përdorimi i këtyre shpenzimeve që shpesh shkojnë në një mesatare prej 17 eurosh në muaj, nuk bazohet në të dhëna të sigurta shkencore dhe se shumica e tyre sygjerohet në vende ku popullsia ka probleme me kequshqyerjen./tvklan.al