Mumjet sulmohen nga bakteret


Mumjet sulmohen nga bakteret

08:19 01/09/2018

Mumjet më antike në botë rrezikojnë shkatërrimin. Bëhet fjalë për rreth 300 mumjet Chinchorro të gjetura në Kili, të cilat janë 7000 vjeçare, pra pararendin ato egjiptiane me rreth 2000 vite.

Një grup studiuesish kërkojnë të sensibilizojnë UNESCO-n për ruajtjen e tyre, pasi së fundmi janë sulmuar nga bakteret, të cilat po i shndërrojnë në baltë.

Humbja e tyre do të ishte e madhe për botën e shkencës dhe historisë njerëzore. Këto mumje janë gjetur në fillimet e shekullit të kaluar, duke përfshirë trupa të rriturish, fëmijësh, të porsalindurish, por edhe fetuse.

Mënyra e ruajtjes së trupave ka qënë totalisht natyrale, pasi ishin varrosur nën rërën e thatë të shkretëtirës së Atakamës.

Mumjet nuk i përkisinin klasave të larta të shoqërisë, pasi paleontologët thonë se popullsia autoktone ishte mjaft demokratike dhe mumifikoheshin të gjitha shtresat e njerëzve.

Por që prej 2015 situata e ruajtjes së tyre nisi të bëhej alarmante, gjë që detyroi arkeologët të kërkojnë edhe ndihmën e shkencëtarëve të Universitetit të Harvard.

Ato janë sulmuar nga baktere, të cilat gjenden në trupin e kujtdo dhe duke u stimuluar nga kushtet e lagëshitirës kanë nsiur t’i degradojnë dalëngadalë ato.

Arkeologët dhe bota shkencore po përpiqen të sensibiliojnë UNESCO-n të shpallë mumjet e Chinchorros trashëgimi të humanitetit dhe të kontribuojë në ruajtjen e tyre.

Klan Plus






Të ngjashme