Mungesa e energjisë në Tiranë, OSHEE: Faji i kompanive private


Mungesa e energjisë në Tiranë, OSHEE: Faji i kompanive private

12:49 05/11/2016

Qytetarët e Tiranës janë përballur këto ditë me mungesë të energjisë elektrike, me orë të tejzgjatura.

Më shumë se katër orë në ditë mungesë energjie ka patur në zonën e Selitës, ne zonën pranë Rrugës se Kavajës, te Siri Kodra etj.

Sipas verifikimeve të bëra nga operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike, këto avari kanë ardhur nga kompani private, të cilat gjatë kryerjes së punimeve publike apo private kanë dëmtuar rrjetin elektrik duke sjellë lënien pa energji me orë të gjata të abonentëve dhe kosto financiare për kompaninë.

oshee 2

Për këtë arsye, OSHEE njofton se deri tani ka bere kallim penal për 9 firma private dhe është në proces përgatitje të një tjetër kallëzimi.

Ne rast përsëritje, Operatori Shpërndarjes thotë se do marrë masa të forta deri në ndërprerje të punimeve që kryhen nga firmat private.

oshee 3

Për denoncimet e bëra më parë për kompanitë private që lënë pa energji qytetarët, OSHEE ngre shqetësimin se në shumicën e rasteve nuk ka patur fillim hetimesh nga organi i akuzës.

Vetëm në Tiranë numërohen mbi 40 raste të regjistruara këtë vit ku kompani të ndryshme, të kontraktuara nga institucione shtetërore, por edhe private, kanë dëmtuar rrjetin elektrik të OSHEE duke shkaktuar ndërprerje energjie./ TV KLAN





Të ngjashme