Mungesa e Gashit, Blick: Nuk donte të vinte. De Biasi: Fjalë mediash!
Shkëlzen Gashi nuk u grumbullua kësaj here për kualifikueset e Kupës së Botës.
Sulmuesi i Colorado Rapids edhe pse është në formë nuk do të ndihmojë Kombëtaren në takimet eliminatore të Tetorit.
Gazeta zvicerane “Blick” botoi një lajm ku shkruante se Shkëlzen Gashi dëshironte të shmangte udhëtimin e gjatë, pasi skuadra e tij Colorado Rapids ka një ndeshje të rëndësishme këtë fundjavë me Dynamo Huston.
Një fakt i tillë është mohuar nga trajneri Gianni De Biassi. Ai i kontaktuar nga Televizioni Klan sqaroi se janë vetëm fjalë mediash dhe asgjë më shumë.
Gjatë prezantimit të listës pak ditë më parë De Biassi tha se mungesa e Shkëlzen Gashit ishte një zgjedhje teknike për të afruar disa lojtarë të rinj, të cilët do të shërbenin për të ardhmen.
Tv Klan