Mungesa e higjenës në shkollat e Tiranës, rrezikon mos hapjen e tyre (24 Gusht 1998)


Mungesa e higjenës në shkollat e Tiranës, rrezikon mos hapjen e tyre (24 Gusht 1998)

11:07 24/08/1998

Fillimi i vitit te ri shkollor do i gjejë shkollat e Tiranës me shume probleme dhe me një mungese higjeno-sanitare që rrezikojnë mos hapjen e tyre. Drejtori i Drejtorisë së Higjenes Kujtim Zazo, thotë se pas nje kontrolli nepër shkollat e Tiranës, janë vërejtur mungesa të shumta. Shkollat me problemet më të mëdha higjenike janë shkolla “Çajupi”,” 4 Dëshmorët”, “Hoxha Tahsin”, “Gjon Buzuku” “Hamdi Shtina” e të tjerë.

Problemet kryesore higjenike në këto shkolla janë: mosfunksionimi mirë i çative. Anekset hidrosanitare janë jashtë përdorimit si dhe rrjeti elektrik në shumicën e kohës nuk punon. Bankat dhe stolat e nxënësve janë shumë të vjetër dhe duheshin zëvëndësur me kohë.

Por dhe konviktet e shkollave nuk kanë ndonjë gjendje më të mirë. Aty ka mungesë të gjërave materiale dhe kuzhina nuk funksionon siç duhet. Këto probleme saniatare do të vendosin në pikëpyetje hapjen apo jo të këtyre institucioneve./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme