Mungesat e Salzburg favorizojnë Partizanin
Partizani do të kërkojë mbrëmjen e së mërkurës në Salzburg që të bëjë mrekullinë ashtu si me Ferencvaros. Humbja në takimin e parë me skuadrën austriake e vështirëson këtë objektiv.
Në favor të Partizanit janë mungesat për shkak dëmtimi apo pezullimi të disa lojtarëve kundërshtarë.
Pa probleme të tilla janë të kuqtë, ku shqetëson Idriz Batha, por që pritet ta nisë nga stoli. Trajneri Adolfo Sormani nuk do të ketë vetëm Renaldo Kalarin, i cili mori karton të kuq në sfidën e luajtur në Elbasan Arena.
Nëse Partizani kalon turin merr pjesë në fazën play off të Champions League, por gjithësesi do të ketë edhe dy ndeshje të tjera. Eliminimi nga Champions nuk do të thotë largim nga aktivitetet Europiane. Partizani kalon në play off e Europa League. Takimi Salzburg – Partizani do të luhet të mërkurën në orën 20:30.
Tv Klan