Mungoi për 44 vite në skenën e këngës
44 vite më parë ngjitja në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit do të ishte e fundit për Justina Aliaj, deri sot, që rikthehet për të vazhduar atë që nisi në Festivalin e 11 të Këngës në vitin 1972.
Koncertin e titullon “Justina Aliaj Show”, sepse në një mbrëmje të vetme do të sjellë gjithë artin e saj, në këngë dhe aktrim, që regjimi i asaj kohe ia ndaloi, sepse nuk i përmbahej ideologjisë komuniste.
Do të këndojë në pesë gjuhë të huaja, do të recitojë, do të aktrojë dhe do të kthejë kohën pas, në nostalgjinë e këngëve të Festivaleve të fundvitit në një kuartet me Luan Zhegun, Liljana Kondakçiun dhe Kozma Dushin.
“Justina Aliaj Show” vjen në mbrëmje në Teatrin e Operas dhe Baletit, në një koncert ku hyrja është e lirë, pasi kërkon të çmallet me një publik sa më të madh që pushteti i asaj kohe ia ndaloi.
Tv Klan